Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është zgjedhur anëtare nderi e Shoqatës Lirike “Alfredo Kraus” në Spanjë, njofton Akademia Shqiptare e Shkencave.

Dhënia e medaljes, që mban emrin e tenorit të shquar Alfredo Kraus Trujillo, sopranos Jaho iu bë në një ceremoni të veçantë.

"Ju falënderoj për këtë vlerësim që do të thotë shumë për mua, sepse do të më japë akoma më shumë forcë për t’u përmirësuar dhe për ta lënë shpirtin tim të shprehet lirshëm në skenë. Rroftë muzika dhe rroftë opera”, -u shpreh sopranoja shqiptare.