[foto: fb zyrtar ARRSH]
Moti me reshje të shumta dëbore në Shqipëri ka detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar të angazhojë një flotë me borëpastruese e cila po punojnë intensivisht në disa zona të vendit.
Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëhet fjalë për mbi 116 borëpastruese, 300 mjete të tjera dhe 820 punonjës të angazhuar.
Ministrja Balluku specifikoi se ato janë të pranishme në rreth 1100 km rrugë ku punohet pa pushim.