Foto nga Monitor

Foto nga Monitor

Marka të njohura të industrisë botërore të modës, si “Polo”, “Clarks”, “Geox”, “Dolce Gabbana” po rrisin porositë për prodhimet e tyre në Shqipëri, shkruan “Monitor”.

Në këtë fillimviti, fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përballen me rritje deri në 200% të porosive, si rrjedhojë e zhvendosjes së prodhimit, pas problematikave që po vijnë nga zinxhirët e furnizimit nga Azia dhe çmimet e larta të transportit.

Por fabrikat shqiptare po kthejnë shumicën e tyre mbrapsht, për shkak të mungesës së punonjësve.

Fabrikat po përzgjedhin mes kërkesave ato me çmime më të larta, si dhe po rrisin administrimin e burimeve njerëzore.

Kërkesa për të prodhuar në Shqipëri nuk është e kufizuar vetëm për sektorin e veshjeve dhe këpucëve. Industria ushqimore dhe ajo automjeteve janë në fokus të klientëve të huaj, të cilët po vuajnë problematikën e zinxhirëve të furnizimit nga vendet aziatike.