Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua të premten me përfaqësues të kinezëve në Shqipëri dhe u shpërndau atyre "pako të Festës së Pranverës", që përmbanin kartolinën e nënshkruar prej ambasadorit, ushqime festive dhe materiale kundër epidemisë.

Ambasadori Zhou paraqiti situatën e tanishme të ekonomisë kineze dhe të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 etj., si edhe pohoi kontributin e dhënë nga kinezët në Shqipëri në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe miqësinë kino-shqiptare gjatë vitit të kaluar. Ai shprehu shpresën që të gjithë do të kapërcejnë ndikimin negativ të epidemisë, do të vazhdojnë të çojnë përpara traditat e shkëlqyera të kombit kinez dhe do të promovojnë bashkëpunimin praktik kino-shqiptar. Në fund ai u uroi të gjithëve një Vit të Ri të gëzuar dhe lumturi në familje.