Veliaj pret ekipin olimpik shqiptar, fb zyrtar Erion Veliaj

Veliaj pret ekipin olimpik shqiptar, fb zyrtar Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti ekipin olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Vendi përfaqësohet nga 18-vjeçari Denni Xhepa, i cili deklaroi se zona e medaljes është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Ai tha se do të japë maskimumin në këtë Olimpiadë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Shqipëria përfaqësohet me një sportist aspirant në Pekin 2022, si Denni, i cili, duke mbajtur flamurin kuqezi do të jetë krenaria shqiptare në Kinë. “Kemi një ekip modest, por përpjekja dhe sakrificat e bëra meritojnë respekt dhe mirënjohje. Jemi krenarë që Denni Xhepa do të na përfaqësojë me dinjitet në këto Lojëra. Pavarësisht rezultatit, Denni është fituesi ynë”, -tha Veliaj.

Veliaj pret ekipin olimpik shqiptar, fb zyrtar Erion Veliaj

Veliaj pret ekipin olimpik shqiptar, fb zyrtar Erion Veliaj

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skisë Elvis Toçi tha se kjo është hera e pestë që Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike. “Me Denni Xhepën, që ka 47 pikë olimpike është një arritje shumë e madhe për sportistin në radhë të parë, por dhe për Federatën Shqiptare të Skisë dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Është një arritje që Shqipëria do të jetë e pranishme në Pekin 2022 dhe flamuri kuqezi do të jetë i pari që do të parakalojë dhe kjo na bën shumë krenarë. Kemi ambicje për të pasur një rezultat shumë të mirë”.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli u shpreh shumë i kënaqur që Shqipëria në këto Lojëra jo vetëm thjesht do të marrë pjesë, por Federata e Skive ka bërë një punë të jashtëzakonshme, në Alpet e Italisë kanë ngritur ekipin shqiptar. “Me sportistë si Denni Xhepa dhe shumë të tjerë kanë bërë të mundur që ta përfaqësojnë Shqipërinë në vitet e ardhshme me dinjitet dhe shumë shpejt do të kemi dhe një trajnere kampione olimpike të Italisë, për ekipin olimpik shqiptar, si dhe për evente të tjera sportive”.