Turistet atsh

Turistet atsh

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishte 5.688.649, duke shënuar një rritje me 2.1 herë, në krahasim me vitin 2020. Sipas treguesve të publikuar nga INSTAT-i, gjatë vitit 2021, Polonia ka pasur rritjen më të madhe të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri me 4.6 herë më shumë; Spanja me 4.5 herë dhe SHBA me 3.9 herë, krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas INSTAT-it, në dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar ishte 267.409. Krahasuar me dhjetorin 2020, ky numër është rritur me 47.9%.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i Shqipërisë në vitin 2021 është 4.190.786, me një rritje 44.2%, krahasuar me vitin e mëparshëm.