Banka kredite

Banka kredite

Raporti i kredive me probleme shënoi përsëri rënie në muajin dhjetor dhe e mbylli vitin 2021 në nivelin 5.65%.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i raportit të kredive me probleme qysh prej nëntorit të vitit 2008.

Për vitin kalendarik 2021, raporti i kredive me probleme shënoi një rënie me afërisht dy pikë e gjysmë përqindje. Vlerësohet se në fund të vitit 2021 sektori bankar shqiptare kishte afërsisht 40 miliardë lekë ose 330 milionë euro kredi të këqija, bën të ditur “Monitor”.

Në vitin e parë të pandemisë, raporti i kredive me probleme rezistoi në nivele të qëndrueshme, edhe falë masave administrative për menaxhimin e situatës, siç ishin shtyrja e pagesave apo ristrukturimi i kredive, pa përkeqësuar statusin e huamarrësit. Ndërsa gjatë vitit 2021, rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë së portofolit të bankave.