Nano balkan web

Nano balkan web

Angazhim maksimal për parandalimin e krimeve kundër personit e pronës, për zgjidhjen në kohë të konflikteve për të mos u përshkallëzuar në ngjarje të rënda kriminale dhe goditjen e krimit të rrugës, ka kërkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në analizat vjetore të punës së strukturave të policisë së Fierit dhe Vlorës.

Nano ka kërkuar nga drejtuesit e këtyre drejtorive, që të marrin masa të menjëhershme për parandalimin e kultivimit të kanabisit, ndërsa paralajmëroi se cilido punonjës policie që do të përfshihet në aktivitet kriminal, jo vetëm në fushën e narkotikëve, do të ketë ndëshkimin më të rreptë ligjor. Ai theksoi se parandalimi i kultivimit të kanabisit është sfidë personale e tij dhe nuk do të tolerojë askënd.

Njëkohësisht, Nano ka theksuar se marrëdhëniet me qytetarët janë jetike për suksesin e policisë, ndaj duhet një qasje e re në këto marrëdhënie, por dhe në marrëdhënien me gazetarët dhe transparencën që duhet të ketë policia me gazetarët e rrjedhimisht me qytetarët