i ftohti, mbyllen shkollat, google

i ftohti, mbyllen shkollat, google

Autoritetet shqiptare kanë vendosur mbylljen e shkollave për tre ditë për shkak të temperaturave të ulëta deri në -17 gradë që kanë përfshirë vendin.

Ndërprerja e procesit mësimor do të bëhet deri më 26 janar.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi me këtë rast se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur mund të qëndrojë në shtëpi që të kujdeset për ata, pa pasoja financiare apo administrative, përgjatë ditëve kur ata nuk do të jenë në shkollë.