Albin Tahiri, telegrafi

Albin Tahiri, telegrafi

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Pekin 2022. Sportistët e skisë alpine kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Tahiri, 32-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e slalomit, slalomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit. Ndërsa 17-vjeçarja Kryeziu është kualifikuar në disiplinën e slalomit të madh. Kiana është sportistja e parë femër që do ta përfaqësojnë Kosovën në një Olimpiadë dimërore.

Kiana Kryeziu, telegrafi

Kiana Kryeziu, telegrafi

Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, me sportistin Albin Tahiri, i cili ka garuar në pesë disiplinat e skijimit alpin.