impiante-fotovoltaike-atsh

impiante-fotovoltaike-atsh

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri (OST) raportoi se ndikimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në rrjetin e përgjithshëm pritet të rriten ndjeshëm në vitet në vijim.

Sipas OST, deri vitin e ardhshëm kapaciteti i instaluar parashikohet që të arrijë 220 MW, një rritje kjo me gati 10 herë në raport me kapacitetin e sotshëm, shkruan “Monitor”.

Në raportin e OST thuhet se deri në vitin 2028 kapacitetet që mund të lidhen në rrjetin e transmetimit nga burime të rinovueshme kryesisht fotovoltik mund të arrijnë 465.4 MW, ndërsa deri në vitin 2033 në 915.4 MW.

Parashikimit e OST për kapacitetet e reja në burimet e rinovueshme të energjisë dhe kryesisht fotovoltaike vijnë në kushtet kur aktualisht në Shqipëri janë disa projekte të mëdha që po zbatohen.