Rama, keshillimi, atsh

Rama, keshillimi, atsh

Në vazhdën e Këshillimit Kombëtar, kryeministri Edi Rama publikoi të hënën pyetjen që ka të bëjë me ashpërsimin e gjobave dhe masat kundër evazionit fiskal të biznesit të madh.

“Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?”, është pyetja e radhës që shtrohet.

Qytetarët kanë tri mundësi për të kthyer përgjigje: Biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime më të ashpra për evazion fiskal; Legjislacioni aktual është mjaftueshëm i ashpër për të luftuar fenomenin; Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.

Evazioni fiskal ka qenë ndër çështjet më të debatueshme në politikën shqiptare, por edhe opinionin shqiptar prej vitesh.

Në 5 janar të këtij viti, kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.