Skiatori shqiptar, foto CMG

Skiatori shqiptar, foto CMG

Skiatori 18-vjeçar Denni Xhepa është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, që nisin më 4 shkurt. Gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës, ai u shpreh tepër i emocionuar që do të jetë pjesëmarrës në Olimpiadë. “Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Jam vetëm 18 vjeç dhe po shkoj në Olimpiadë, ky është eventi më i madh për një sportist, për një skiator, dhe mezi po pres që të shkoj në Kinë”, -tha Xhepa.

Lidhur me faktin që është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në këto Lojëra, ai tha se kjo gjë e motivon shumë, po ashtu edhe besimi që të gjithë kanë për të.

Denni Xhepa, foto CMG

Denni Xhepa, foto CMG

Denni Xhepa do të garojë në disiplinat slalom dhe slalom gjigant. Ai u shpreh tepër ambicioz dhe tha se objektivi është çmimi i madh, por, theksoi se duhet edhe fat. “Përgatitja e deritanishme ka qenë shumë e lodhshme. Mezi po pres të garoj”, -deklaroi skiatori shqiptar.