Këshillimi Kombëtar, dritarenet

Këshillimi Kombëtar, dritarenet

“A duhet të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri?”, është pyetja që kryeministri shqiptar Edi Rama u drejtoi të dielën qytetarëve, në kuadër të nismës për Këshillimin Kombëtar.

Çështja e kultivimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri po debatohet prej kohësh.

Prej disa vitesh Shqipëria ishte në krye të listës së vendeve ku kanabisi mbillej dhe tregtohej në mënyrë të jashtëligjshme.

Përfitimet prej tij mendohet se i kalonin 4.5 miliardë dollarë në vit.

Por, prej disa vitesh, pas një ndërhyrje energjike nga ana e autoriteteve shqiptare, prodhimi ka rënë ndjeshëm.

Disa vende fqinje me Shqipërinë në Ballkan, si Maqedonia e Veriut, e kanë legalizuar prodhimin e kanabisit mjekësor.