vaksinimet Shqiperi, gazetatema

vaksinimet Shqiperi, gazetatema

Numri total i vaksinimeve të raportuara anti-COVID në Shqipëri ka arritur në 2,563,043, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm gjatë ditës së shtunë janë kryer 4113 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, sqaron ministria.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.