kriptovaluta, tvklan

kriptovaluta, tvklan

Policia shqiptare njoftoi se ka zbuluar dhe sekuestruar dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutave, në afërsi të Durrësit.

Sipas njotimit, policia ka finalizuar operacionin policor i koduar “KRIPTOFARM”.

Ajo ka sekuestruar qindra pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutës, të cilat ishin në gjendje pune.

Në pranga ka vënë 3 shtetas dhe janë shpallë në kërkim 4 të tjerë. Deri më tani vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1.000.000 euro.