rastet MV, alsat

rastet MV, alsat

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 21 viktima me Covid-19 dhe 1913 të infektuar, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, njofton “Radio Europa e Lirë”.

Rastet e reja me koronavirus dolën pas testimit të 7219 mostrave.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8196 dhe shumica prej tyre janë regjistruar në kryeqytetin Shkup.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 78 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut rastet aktive janë 20.250.

Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 250.000 persona.

Përkundër rritjes së numrit të viktimave dhe infektimeve në rritje, interesimi për vaksinim kundër koronavirusit mbetet i ulët, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbi 862.000 persona janë imunizuar me dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 miliona vaksina.