Ministria e Shendetesise, dimri, atsh

Ministria e Shendetesise, dimri, atsh

Ndërsa Shqipëria po përballet me temperatura të ulëta dhe i ftohti arktik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka shpërndarë për qytetarët udhëzime që të kujdesen për shëndetin.

Ajo kujton se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore. Kategoritë më të rrezikuara mbeten fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Ministria këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi gjatë ditëve të ftohta.