i ftohti arktik, atsh

i ftohti arktik, atsh

Masat ajrore me origjinë polare po ndikojnë me temperatura të ulëta në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit janë ulur dhe vlerat minimale dhe maksimale ditore shkojnë nga -12°C deri në 8°C.

Temperaturat do të vijojnë të jenë tepër të ulëta gjatë ditëve në vijim në shumë zona të vendit.

Meteorologët thonë se i ftohti arktik do të qëndrojë deri ditën e mërkurën.

Në zonat malore dhe lindore, ku ka pasur rreshje dëbore, autoritetet po marrin masa për të mbajtur hapur rrugët e të gjitha niveleve dhe për të furnizuar popullatën.