Femijet, omicroni, a2

Femijet, omicroni, a2

Ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri konstatojnë rritje të rasteve të prekjes nga varianti Omicron i Covid-19 në moshat pediatrike. Sipas tyre, në këtë periudhë piku, fëmijët zënë numrin më të lartë të infektimeve, krahasuar me grupmoshat e tjera. Më problematike situata është te të miturit 0-4 vjeç. Ekspertët konfirmojnë se Omicron tashmë është bërë dominant ndaj variantit Delta të koronavirusit, përcjell “A2”.

Me qarkullimin e gripit dhe virozave të tjera respiratore është rritur sëmundshmëria në popullatë, aq sa mjekët po përballen me një situatë të pazakontë nga fluksi i madh i vizitave. Pozitiv është fakti që pas 5 ditësh nga infektimi më Omicron, personat negativizohen dhe shërohen më shpejt.

Referuar situatës në vendet e tjera të Evropës, pritet një tkurrje e infektimeve pas dy javësh.

Pavarësisht rritjes së numrit të vaksinimeve, ekspertët vijojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve, dhe sidomos moshave të reja, për të marrë dozat anti-Covid për të shmangur rastet e rënda dhe komplikacionet nga variantet e koronavirusit. (Irma)