Rama, keshillimi kombetar, foto fb kreministri

Rama, keshillimi kombetar, foto fb kreministri

Kryeministri Edi Rama publikoi pyetjen e parë të formularit të Këshillimit Kombëtar, një nismë që synon marrjen e mendimit të qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Pyetja e parë e formularit ka të bëjë me mbështetjen e shtetit për nënat me 3 ose më shumë fëmijë.

“Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?”, është pyetja që shtrohet në formular.

Pyetja ka edhe një sqarim të çështjes ku thuhet se në Shqipëri ka një numër të madh nënash me disa fëmijë, të cilat për të rritur fëmijët nuk shkojnë në punë ose edhe kur punojnë, janë në kushte më të vështira se të punësuarit e tjerë. Kujdesi për fëmijët e mitur, sidomos kur janë tre a më shumë, është i barabartë me një punë me kohë të plotë.

Qytetarët kanë tre mundësi për të kthyer përgjigje.

Në postimin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama publikoi dhe linkun e Këshillimit Kombëtar, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë. (Irma)