Në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë është vënë në skenë shfaqja “Tregtari i Venedikut” nga dramaturgu i madh anglez Uilliam Shekspir.

Regjisor i shfaqjes është Qëndrim Rijani, i cili e ka parë këtë shfaqje si përgjegjësi ndaj shkrimtarit Uilliam Shekspir. Me këtë shfaqje Shekspiri është kthyer në Korcë pas shumë vitesh. Në komedi interpretojnë aktorët Sotiraq Bratka, Desara Xhangolloi, Roerd Toce, e mjaft aktorë të tjerë të rinj të këtij teatri. Shfaqja u mirëprit nga publiku korcar, të cilët kanë vlerësuar me duartrokitjet e tyre punën e aktorëve të këtij qyteti.