Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri bullgar Kiril Petkov vizitoi Maqedoninë e Veriut, ku u takua me homologun Dimitar Kovaçevski. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Petkov tha se bashkëpunimi dypalësh do të jetë real.

Ai theksoi se do të vazhdohet edhe më tutje të punohet dhe të ketë rezultate të sakta që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve, përcjell “Alsat”.

“Bashkëpunimi Bullgari-Maqedoni e Veriut do të jetë real. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të sjellim rezultate të sakta që të u mundësojmë qytetarëve të lëvizin lirshëm. Çdo takim tani e tutje do të caktohet me qëllime dhe rezultate të qarta dhe marrëdhënia miqësore nuk do të jetë vetëm në nivel politik por edhe në aspektin e biznesit”, -deklaroi Petkov.

Kryeministri bullgar tha se do të ketë një dialog të ri konstruktiv dhe grupet e punës do t’i specifikojnë gjërat. Ai u shpreh optimist për aktivitetet e përbashkëta dhe për rezultate në kohë të shkurtër. (Elona)