Foto: Monitor

Foto: Monitor

Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe rekordin e mëparshëm të vitit 2019, të ndikuara nga rritja e konsumit pas pandemisë, çmimeve të importit dhe përmirësimit në administrim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 janë realizuar në masën 193.2 miliardë lekë, nga 169.05 miliardë lekë të planifikuara, shkruan “Monitor”. Sipas të dhënave zyrtare nga doganat shqiptare, rekordi historik i të ardhurave për vitin 2021 ka ardhur si pasojë e miradministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit, rritja e të ardhurave nga çmimet e rritura të importit zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore, ndërkohë që 79% e rritjes së te ardhurave vjen si rrjedhojë e miradministrimit.

Sipas doganave, janar-dhjetor 2021 ka realizimin më të lartë të çdo 12-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 12-mujori të vitit 2019. (Elona)