foto nga facebooku

foto nga facebooku

Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh) Fidel Ylli shprehu të hënën besimin se Kina do të mbajë Lojërat Olimpike Dimërore më të mira në histori dhe ato do të jenë jashtëzakonisht të suksesshme.

Gjatë një intervistë me gazetarin e Agjencisë së Lajmeve “Xinhua”, Ylli shprehu besimin se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të jenë jashtëzakonisht të suksesshme, jo vetëm nga ana e organizimit, por edhe e konkurrencës së sportistëve, që janë stërvitur për 4 vjet dhe shpresojnë të arrijë kulmin në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kreu i KOKSh-it tha se, megjithëse delegacioni shqiptar është i vogël, ai përfaqëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë festë të madhe sportive.

Zoti Ylli shtoi se Shqipëria nuk ka pista të përshtatshme për të zhvilluar veprimtari të tilla, ndërsa para një muaji, Federata Shqiptare e Skive zhvilloi bashkëpunim me Federatën Italiae të Skive, për të mbajtur me sukses Kampionatin e Skive të Shqipërisë në Alpet e Italisë.

Sipas z. Ylli, më parë dy sportistë shqiptarë do të merrnin pjesë në Olimpiadën Dimërore të Pekinit, por një prej tyre u dëmtua. Tani vetëm skiatori 18-vjeçar Denni Xhepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Xhepa po bën stërvitje në Itali dhe Ylli mendon se ai do të ketë një paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Objektivi i 18-vjeçarit është të vendosë rekordin e Shqipërisë dhe të bëjë përgatitje për olimpiadën e ardhshme dimërore. (Fang Xiaoyu/Artan)