Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, jetëgjatësia e shqiptarëve në vitin 2020 ishte 77.3 vite, rreth 42% më shumë nga viti 1950 kur shqiptarët jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite.

Të dhënat mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.

Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në Shqpëri është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.

Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në Shqipëri ishte 75.2 vjet për burrat dhe 79.6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.

Në 1 janar 2021 popullsia e Shqipërisë rezulton 2.83 milionë banorë dhe krahasuar me vitin 2011 është ulur me 2.7%. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme. (Fatosi)