Foto:alsat

Foto:alsat

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, ka nisur të hënën vizitën e parë Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të vizitojë edhe Shqipërinë, ku do të takohet me krerët e qeverive.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Kashtme gjermane, në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si edhe reformat e brendshme.

"Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja", -citohet të ketë thënë Lührmann për çeljen e negociatave para nisjes.

Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është mbrojtja e klimës, i thanë “DW” burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë. (Fatosi)