Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka përkujtuar të hënën 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh", -shkroi presidenti Meta në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit theksoi se vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë evropiane të shqiptarëve, do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

Gjergj Kastrioti, i cili lindi më 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468, i njohur si Skënderbeu, ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj. (Fatosi)