Tirana dhe Vllaznia u ndanë në barazim 0-0 në supersfidën e javës së 16-të në Abisnet Superiore. Ekipi shkodran zhvilloi një nga ndeshjet më të mira sezonale, dominoi kryesuesit bardheblu në “Air Albania”, por shpërdoroi raste pafund dhe regjistroi takimin e pestë rradhazi pa fitore ndaj Tiranës në kampionat. Partizani ka nisur në mënyrën më të mirë këtë vit të ri, pasi ka mposhtur në transfertë 3-0 Egnatian. Tekniku Dritan Mehmeti debuton me fitore në krye të pankinës së skuadrës kryeqytetase, që rigjen suksesin pas dy humbjeve rradhazi në kampionat. Ndërkohë, Teuta nuk i ka lënë pas problemet e vitit të kaluar, pasi ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe këtë vit të ri.Durrsakët janë mundur 2-0 nga Kastrioti i vendit të fundit në Kamëz, duke pësuar kështu humbjen e 3-të radhazi në kampionat.Edhe Laçi e nisi me një hap falls vitin e ri duke barazuar 0-0 me Skëndërbeun, ndërsa sfida Kukësi-Dinamo u shty për të mërkurën, pas shumë rasteve pozitive me Covid 19 në rradhët e futbollistëve.