[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Shqipëria dhe Greqia mund të përdorin linjën e ndërlidhjes energjetike për të depozituar energji në të dyja vendet ose për të krijuar kontrata shitjeje afatgjata me çmim shumë më të ulët se tregu. Kjo u diskutua gjatë takimit që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi në Greqi me ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas.

"Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen", -shkroi Balluku në “Facebook”.

Ndërkaq, në takimin me ministrin e Transportit u mor angazhimi për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi sa i përket projektit të ndërtimit të hekurudhës së përbashkët që lidh dy shtetet në kufirin e tyre në Krystallopigi. (Irma)