[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Banka Botërore ka publikuar raportin ku tregohet rritja ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitin që sapo lamë pas, këtë vit, e vitin që pritet të vijë.

Sipas Bankës Botërore, Malin e Zi e pret rritja më e madhe ekonomike, ndërsa Bosnjë e Hercegovina është ajo që ka parë rritjen më të vogël. Shqipëria renditet e dyta në këtë raport, pas Malit të Zi për vitin që sapo lamë pas, përcjell “Ballkan web”.

Banka Botërore parasheh zvogëlim të rritjes globale deri në 2023-shin, gjë që rrit rrezikun për huamarrjet e ekonomive në zhvillim. (Irma)