[foto nga faqja zyrtare fb]

[foto nga faqja zyrtare në fb]

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste në Shqipëri, Damian Gjiknuri, priti të enjten në një takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding.

Gjiknuri e informoi ambasadorin kinez për organizimin e Partisë Socialiste dhe sfidat e mandatit të tretë qeverisës.

Sipas një njoftimi zyrtar, thuhet se në takim u shkëmbyen ide për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve. (Irma)