Eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës në periudhën janar-nëntor 2021 arritën vlerën 8.3 miliardë lekë nga 4.3 miliardë lekë të eksportuara në 11-mujorin e 2020-s.

Ndërkohë, importet e mallrave, referuar Institutit të Statistikave (INSTAT), arritën vlerën 58.8 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2020-s u importuan 48.7 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT-it, Kina është partneri i katërt tregtar i Shqipërisë, duke zënë 5.6% të vëllimit.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, vlera e të cilave gjatë këtij 11-mujori llogaritet 27.2 miliardë lekë. Po ashtu, tekstile dhe këpucë, me vlerë mbi 10 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 7 miliardë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 5 miliardë lekë. (Elona)