harta-te-rinjte Monitor

harta-te-rinjte Monitor

Shqipëria dhe Turqia u renditën si vende me përqindje të larta të të rinjve në grupmoshën 15-29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme.

Eurostat bëri një renditje të vendeve dhe rajoneve të Evropës, me një hartë që identifikon rajonet që kanë më shumë të rinj me rastin e vitit që sapo nisëm. Shqipëria dhe tre rajonet e saj (veri, qendër dhe jug) kanë më shumë se 20% të popullsisë në moshën 15-29 vjeç, raporton “Monitor”. Statistikat kombëtare tregojnë se në vitin 2021, të rinjtë e kësaj grupmoshe zinin 22.7% të popullsisë totale. Mirëpo një pjesë e madhe e popullatës së të rinjve që numërohen në statistika tashmë janë në emigracion.

Turqia, gjithashtu me të gjitha rajonet e saj kishte popullsinë më të re në Evropë të 15-29 -vjeçarëve që zënë mbi 20% të totalit të popullsisë.

Më 1 janar 2020, në të gjithë BE-në, një në gjashtë persona ishte nga mosha 15 deri në 29 vjeç, duke përfaqësuar 73.6 milionë njerëz të popullsisë totale të BE-së (447.3 milionë). (Elona)