Edhe pse gjatë 2021-shit, turizmi në Shqipëri kaloi një vit më të mirë se gjatë vitit të parë të pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj.

Sipas kryetarit të shoqatës së tur-operatorëve, Kliton Gërxhani, vitin e kaluar punuan vetëm hotelet dhe plazhet në muajt e verës, ndërsa turizmi kulturor vuajti, bën të ditur “Top Channel”.

Rreth 5.5 milionë turistë hynë në Shqipëri gjatë 2021-shit, me gjysmën prej tyre nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare. Edhe pse fluksi ishte i lartë, në total turistët kanë sjellë pak të ardhura.

Turizmi, sipas z. Gërxhani, ka ende nevojë për mbështetje, ndërsa për 2022-shin vendi duhet të mbetet në zonën e gjelbër. (Elona)