Lajmi nr 1-Foto nga ceremonia e ndarjes se cmimeve (FSHF)
RTSH Sport dhe FSHF zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sezonin 2020-2021. Kështu në ceremoninë e mbajtur te Liceu Artistik, u vendos se kush ishte lojtari më i mire i sezonit të kaluar si dhe formacioni më i mirë.Për sa i përket çmimit individual që mban emrin e çmimit të dhënë nga France Football “Topi I Artë”, u shpall ish-lojtari i Teutës, Dejvi Bregu. Ai u vlerësua si lojtari më i mire i Abissnet Superiore për sezonin 2020-2021. Ndërsa për femra, fituese u shpall Megi Doçi, kapitene e skuadrës së Vllaznisë dhe e përfaqësueses së Shqipërisë.Ndërkohë, në formacionin e vitit nuk pati një ekip që dominoi më shumë se të tjerët me lojtarët e vetë.Lista perbehej nga Bekaj, Gurishta, Adili, Belica, Hoxhallari, Shehu, Lushkja, Aleksi, Asani, Bregu, Ibraimi. Trajneri më i mirë është shpallur Thomas Brdaric i Vllaznisë. Trajneri i vitit u shpall, Tomas Brdariç që me Vllazninë e tij në sezonin e kaluar bëri një paraqitje mbresëlënëse. Çmimi i talentit të vitit shkoi për futbollistin e Tiranës, Marsel Ismajlgeci. Një çmim dhe për gjyqtarin e vitit, që shkoi për Eldorjan Hamitin.