Foto: Visual People

Foto: Visual People

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar rritjen e investimeve në shëndetësi, për të ringritur vijimësisht infrastrukturën e rrënuar shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka përmendur disa prej veprave më të rëndësishme të ngritura në vend që nisin me spitalin Rajonal Memorial Fier, Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Pediatrinë e re në QSUT apo atë në Elbasan, disa materniteteve të rinj apo edhe 300 qendrave shëndetësore.

Gjatë vitit 2022 parashikohet që rritje e investimeve në sektorin e Shëndetësisë të jetë në vlerën e 3 miliardë lekëve. Ndërsa buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliardë lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. (Fatosi)