Kryeministri shqiptar Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2022, duke premtuar se bashkë do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë.

Rama vlerësoi faktin që shqiptarët i besuan vitin e kaluar për katër vjet të tjera drejtimin e vendit dhe premtoi se do të bëjë gjithnjë gjithçka mundet që ta shpërblej më së miri.

Ai bëri thirrje që sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit.

Kreu i qeverisë gjithashtu bëri thirrje për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, për t’u ngjitur si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar. (Fatosi)