Foto:ATSh

Foto:ATSh

Sipërmarrjet franceze kanë zgjeruar investimet në Shqipëri, në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ku operojnë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, përcjellë nga “ATSH”, në 9-mujorin e këtij viti, investimet franceze në vend arritën vlerën e 58 milionë eurove.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet franceze janë rreth dy herë më shumë.

Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, në fushën e prodhimit të dokumenteve të identifikimit, në sektorin minerar, siç është ajo në kërkim-përpunimin e bitumit, por së fundi janë shtuar edhe disa sipërmarrje të reja investimi në sektorin e energjisë së rinovueshme. (Irma)