Foto:ATSH

Foto:ATSH

Investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë tremujorit të tretë të këtij viti prekën shifrën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit 2019.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë periudhës korrik-shtator 2021, fluksi total i investimeve të huaja direkte shënoi 250.86 milionë euro.

Në tremujorin paraardhës, kjo shifër fiksohej pranë 233.86 milionë euro.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 ky tregues fiksohej në 272.04 milionë euro.

Sipas BSH-së, flukset e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe, sipas shteteve, renditen: në vend të parë Italia, me 41.9 milionë euro, duke regjistruar vlerën më të lartë që prej tremujorit të tretë të vitit 2019; në vend të dytë ndërkohë Holanda me 35.3 milionë euro. (Elona)