Foto:Gazetamk

Foto:Gazetamk

Shtëpia e piktorit shqiptar Vangjush Mio, është rihapur në qytetin e Korçës për vizitorët, pas riparimeve të dëmtimeve nga tërmetet e fundit.

Shtëpia muze që daton që në vitin 1840, dhe që përmban një numër të madh punimesh të piktorit të famshëm korçar, u rihap për të sjellë pranë turistëve këto vepra. Në ekspozitë janë të renditur edhe peizazhe nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, çka sjellë kërshëri dhe emocion për turistët që e vizitojnë shtëpinë-muze të piktorit.

Piktori i Popullit Vangjush Mio lindi në 3 mars 1891 dhe vdiq më 30 dhjetor 1957. Ai ishte një piktor impresionist shqiptar dhe është cilësuar si babai i peizazhit modern shqiptar. (Fatosi)