Foto:shekullial

Foto:shekullial

Rreth 90 për qind e të shtruarve në spitalet COVID në Shqipëri janë të pavaksinuar.

Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo.

Sipas saj, rreth 140 rastet e shtruara në spitale i takojnë qyteteve të mëdha si Tirana, Fieri, Berati dhe Durrësi. Grupmosha e shtruar në spital nga është nga 19 vjeç deri mbi 90 vjeç.

Çomo këmbënguli me këtë rast në procesin e vaksinimit për moshat e reja si dhe kryerjen e vaksinës së tretë në moshat mbi 65 vjeç. (Fatosi)