Foto:youtube

Foto:youtube

Pallati i Brigadave ose siç njihet Vila Mbretërore në Tiranë do të menaxhohet me një koncept tjetër, duke e hapur atë plotësisht për turizëm, njofton “Monitor”.

Sipas draft-planit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave të hartuar nga qeveria shqiptare, kjo nismë të ketë në bazë konceptin e vetëfinancimit dhe në thelb zbatimin e këtij plani ta ketë në dorë një fondacion autonom.

“Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të qeverisë shqiptare, Ministria e Kulturës, do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e lompleksit të Pallatit të Brigadave, parashikohet në draft-plan.

Aktualisht pallati është i hapur për ceremoni të veçanta si dhe për grupe të organizuara, por jo mirëfilli për turizëm të hapur dhe të vizitueshëm në çdo kohë.

Pallati i Brigadave është një sit i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore në qytetin e Tiranës, fryt i arkitekturës së mrekullueshme të viteve 1930-‘40. (Fatosi)