Komiteti i Ekspertëve konfirmoi se në Shqipëri janë evidentuar dy rastet e para me variantin Omicron të Covid-19.

Gjatë një dalje publike, kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli deklaroi se megjithatë në vend vijon të mbizotërojë varianti Delta.

Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani. Sipas Rakacollit situata paraqitet e qëndrueshme si në rastet ditore dhe në rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Sa i përket situatës epidemiologjike, ka një rënie të incidencës dyjavore, nga 171 në 140 raste për 100 mijë banorë, ndërsa ajo njëjavore, nga niveli 294 në 284 raste për 100 mijë banorë. (Irma)