Tirana mori zyrtarisht stafetën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, njofton “ATSH”.

Kryetari i bashkisë së Klaipedas në Letoni, Vytautas Grubliauskas, i dorëzoi në mënyrë simbolike kryebashkiakut Erion Veliaj çelësin që simbolizon marrjen e detyrës.

“Është një moment shumë i veçantë t’ia dorëzoj çelësin kryebashkiakut të kryeqytetit shqiptar. Ne duhet ta mbështesim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një qytet për të cilin do të ndihemi krenarë”, -u shpreh Grubliauskas. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë moment një mundësi fantastike për Tiranën: “Është një ditë fantastike dhe një mundësi e jashtëzakonshme për Tiranën edhe si një kartolinë se çfarë është Shqipëria moderne sot dhe çfarë mund të bëhemi nesër”.

Si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, Tirana do të ketë një program ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve të saj dhe do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjet për të gjithë ata që kanë një ide për aktivitete për t’u bërë pjesë e kalendarit fantastik.