Foto: dosjaal

Foto: dosjaal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prag të takimit të “Open Balkan” i cili nis të hënën në Tiranë tha se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është domosdoshme të bashkohen edhe shtetet e tjera.

“Ne besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët, por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave. Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara”, -deklaroi Vuçiç.

Tre liderët e Ballkanit që i janë bashkuar kësaj nisme, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Vuçiç dhe zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut, kujtojnë se bashkëpunimi për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve do të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike. (Fatosi)