Foto: Facebook

Foto: Facebook

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar foto nga konkursi “Ngjyrat e shqiptarëve 2022”.

Ministrja fton të gjithë që të bëhen pjesë e këtij konkursi fotografik që sipas saj sjell ngjyrat e shqiptarisë.

“Mirëmëngjesi me “Ngjyrat e Shqiptarëve 2022”. Bëhu pjesë e konkursit, duke postuar në “Instagram”-in tënd foto dhe video. Vendos hashtag dhe bëj edhe tag “Colours of Albanias 2022”, -shprehet Xhaçka.

Deri më sot janë organizuar 5 edicione të “Colours of Albania” nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Koleksioni i fotove dhe videove në mbyllje të konkursit i kalon jurisë të përbërë nga shtatë personalitete të njohura të artit e të fotografisë nga Shqipëria dhe Diaspora. Ata zgjedhin 50 fotot dhe videot më të mira të vitit 2022 dhe shpallin 6 fotot dhe videon fituese në një ceremoni përmbyllëse. (Fatosi)