Foto: albanianprofile

Foto: albanianprofile

Shqiptarët kanë vendosur të udhëtojnë për festat e fundvitit, pavarësisht rrezikut nga Covid 19.

Sipas revistës “Monitor”, agjencitë ia atribuojnë këtij fenomeni rritjes së vaksinimit dhe dëshirës për të udhëtuar, pas dy viteve të fundit të kaluara në shtëpi.

Menjëherë pas festave të nëntorit, agjencitë turistike në kryeqytet bëjnë të ditur se nisi interesi për udhëtime për fundvit.

Në mes të dhjetorit të 2021, aktorët e tregut shprehen se, destinacionet për krishtlindje dhe për Vitin e Ri, janë prenotuar në rreth 70% të kapaciteteve brenda vendit dhe nuk mungojnë rezervimet për jashtë.

Edhe këtë vit, në preferencat e shqiptarëve, mbizotëron rajoni: Mavrovë, Kolashin, Brezovicë me një paketë 4-5-ditore, të gjitha të përfshira, duke i shtuar edhe sportin e preferuar të skive, që u mungon në atdhe.

Nga ana tjetër, Evropa e shumëkërkuar e viteve të fundit, nuk është më në listë për shkak të kufizimeve të vendosura nga vende si Austria, Gjermania, Italia, etj. Në rajon, Beogradi dhe Stambolli janë ndër zgjedhjet kryesore. (Fatosi)