Shqipëria përjetoi fundjavën një dimër të fortë, pasi gati gjithë territori i saj u përfshi nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Pasojë e tyre ishte përmbytja fillimisht e mijëra hektarë toke e më pas rënia e tyre në pushtetin e baltës nga tërheqja e ujërave. Ndërkohë reshjet e dëborës sollën vështirësi në qarkullim dhe furnizimin me energji elektrike. Megjithatë rrugët nacionale janë hapur nga ARRSH, ndër OSHEE po punon për rikthimin gradual të energjisë elektrike. (Fatosi)