Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe shiu, që në disa zona kanë sjellë problematikë të shtuar.

Situata më e vështirë vërehet në Fier edhe Vlorë ku niveli i ujit të Lumit Vjosë ka kapur kuotat maksimale. Autoritetet kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve, deklaroi drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako. Në disa zona janë evakuuar edhe disa familje.

Mjetet e ushtrisë kanë shkuar në zonat më të vështira në ndihmë të banorëve.

Në zonat malore të vendit janë shfaqur vështirës në qarkullimin rrugor pasi trashësia dëborës në lartësi të mëdha e ka bërë të vështirë kalimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë me automjete borëpastruese duke krijuar lehtësi në qarkullim. Në disa zona qarkullimi i makinave këshillohet të bëhet me zinxhir.

Ndërkaq disa zona po përjetojnë vëzhtirësi në furnizimin me energji elektrike pas dëmtimeve të disa shtyllave dhe kabinave elektrike. KESH dhe OSHEE kanë ndërhyrë për riparime.

Sezoni i dimrit në Shqipëri është në fillimet e tij dhe autoritetet deklarojnë se janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë. Ato i bëjnë thirrje popullatës të bëjë kujdes dhe të lajmërojë për çdo situatë të rënduar. (Fatosi)